Pikat kryesore
- SUKTH- Një 32-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi shkaktoi një aksident në Sukth.
- Duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, 32-vjeçari ka humbur kontrollin dhe është përplasur me disa pemë.
- Gjatë verifikimeve rezultoi se ai ishte person në kërkim dhe i dënuar më parë me burgim për mashtrim tatimor.
SUKTH- Një 32-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi shkaktoi një aksident në Sukth. Duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, 32-vjeçari ka humbur kontrollin dhe është përplasur me disa pemë. Gjatë verifikimeve rezultoi se ai ishte person në kërkim dhe i dënuar më parë me burgim për mashtrim tatimor. Nga verifikimet e mëtejshme u konstatua se 32-vjeçari ishte aktualisht në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar në vitin 2024 me 2 vite burgim për veprën penale “Krijimi i skemave të mashtrimit lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”. Sipas Policisë, në vitin 2022, i arrestuari ka administruar një subjekt tregtar, për llogari të të cilit janë lëshuar fatura fiktive me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore. Subjekti i tij, së bashku me 12 subjekte të tjera, i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej rreth 300 milionë lekësh. Si pasojë e aksidentit, pasagjeri në automjet ka pësuar lëndime të lehta./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Ekonomia shqiptare, në rritje”/ Raporti i FMN: Ndër vendet europiane me rritjen më të madhe Gjirokastër, sekuestrohen tre milionë euro pasuri SHBA, Trump zbulon planet për të ndërtuar anije të reja luftarake me emrin e tij