Shkak Xhensila Myrtezaj? Rina konfirmon ndarjen nga Ledri Vula, postimi i saj bëhet viral

Rina Zaiti ka postuar një video në TikTok, ku shfaqet duke bërë një përshkrim të gjatë mbi tiparet që kërkon tek një partner ideal. “ Do të rri single derisa të gjej një burrë që nuk ndikohet nga shokët e tij, apo nga rrjetet sociale. Është gazmor dhe i pëlqen të më dëgjojë të flas 24/7. E bën familjen time, familjen e tij. Pak xheloz, më respekton dhe gjithmonë është i sinqertë me mua.” Me këtë koment, ajo tregon se është single, e se raporti i saj me Ledri Vulën ka marrë fund. Ndjekësit nuk vonuan ta interpretonin këtë si një “kunjë” të drejtpërdrejtë ndaj ish-partnerit të saj. Komentet shpërthyen me humor, ku njëri prej tyre shkruante: “ Dmth kokan qel zyrtarisht aplikimet” , ndërsa një tjetër theksonte: “ Rina woke up and chose violence.” Vetë Rina i mori me sportivitet reagimet, duke kthyer përgjigje plot humor dhe duke lënë të kuptohet se nuk i shmanget aspak aludimeve. Kjo lëvizje e saj vjen në një moment kur Ledri është përfolur gjerësisht për jetën e tij private pas ndarjes, duke i dhënë edhe më shumë peshë spekulimeve se postimi i Rinës mund të jetë një mesazh i koduar për reperin. Kujtojmë se Ledri Vula përflitet për një romancë me këngëtaren e njohur Xhensila Myrtezaj, fotot janë shfaqur të të dyve, por ende asnjëri nuk ka konfirmuar asgjë.

Lini një Përgjigje