Pikat kryesore
- Sakaq, policia zbuloi edhe dy dyqanet, ku personat shisnin pajisjet.
- Zbulohen 2 dyqane ku shiteshin në kundërshtim me ligjin, fenelina dhe pajisje të tjera si ato që përdor Policia.
- Vihen në pranga 2 shtetasit që i kontrabandonin dhe i shitnin në dyqanet e tyre.
Në kuadër të operacionit të koduar “Signals”, dy persona, Hekuran Leka dhe Xhoni Troka, janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se shisnin në dyqanet e tyre fenelina dhe pajisje të tjera policie në kundërshtim me ligjin. Sakaq, policia zbuloi edhe dy dyqanet, ku personat shisnin pajisjet. “Gjatë kontrollit në dyqanet e këtyre shtetasve, në rrugën “Konferenca e Pezës”, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar fenelina dhe pajisje të tjera si të Policisë, për të cilat shtetasit nuk dispononin dokumentacion mbi origjinën e tyre dhe as autorizimin përkatës për mbajtjen dhe tregtimin e tyre” , thuhet ne njoftimin e policise. Finalizohet operacioni i koduar “Signals”. Zbulohen 2 dyqane ku shiteshin në kundërshtim me ligjin, fenelina dhe pajisje të tjera si ato që përdor Policia. Vihen në pranga 2 shtetasit që i kontrabandonin dhe i shitnin në dyqanet e tyre. Sekuestrohen dhjetëra fenelina dhe pajisje të tjera. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të kontrolleve dhe punës hetimore për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë oragnizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Signals”, si rezultat i të cilit u zbuluan 2 dyqane ku shiteshin fenelina dhe pajisje të tjera si ato që përdor Policia. Në kuadër të operacionit, u arrestuan në flagrancë shtetasit: Xh. T., 23-vjeç dhe H. L., 41-vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjatë kontrollit në dyqanet e këtyre shtetasve, në rrugën “Konferenca e Pezës”, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar fenelina dhe pajisje të tjera si të Policisë, për të cilat shtetasit nuk dispononin dokumentacion mbi origjinën e tyre dhe as autorizimin përkatës për mbajtjen dhe tregtimin e tyre. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.