Pikat kryesore
- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka zhvilluar një takim në Korçë, në Drejtorinë Vendore të Policisë, ku mblodhi drejtuesit e kësaj drejtorie, shefat e komisariateve, shefat e sektorëve.
- Takimi zgjati rreth një orë, ku u diskutuan një sërë problematikash dhe u dhanë direktivat nga Hita.
- Një tjetër porosi lidhet edhe me armëmbajtjen pa leje, si edhe me kontrollet që duhet të jenë të shtuara sidomos në institucionet arsimore dhe më gjerë, për të ruajtur rendin dhe sigurinë e qytetarëve.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka zhvilluar një takim në Korçë, në Drejtorinë Vendore të Policisë, ku mblodhi drejtuesit e kësaj drejtorie, shefat e komisariateve, shefat e sektorëve. Takimi zgjati rreth një orë, ku u diskutuan një sërë problematikash dhe u dhanë direktivat nga Hita. Burime brenda mbledhjes, bënë të ditur se porositë e kryepolicit lidhen me goditjen e rasteve të kultivimit e shpërndarjes të lëndëve narkotike, po ashtu edhe me evidentimin e personave që janë të përfshirë në grupe kriminale. Një tjetër porosi lidhet edhe me armëmbajtjen pa leje, si edhe me kontrollet që duhet të jenë të shtuara sidomos në institucionet arsimore dhe më gjerë, për të ruajtur rendin dhe sigurinë e qytetarëve.