SHIFRAT / Nafta bie me 16,5% në bursa, me vetëm 1,8% Çmimi i naftës së papërpunuar

SHIFRAT / Nafta bie me 16,5% në bursa, me vetëm 1,8% Çmimi i naftës së papërpunuar

Pikat kryesore

  • Çmimi i naftës së papërpunuar në bursë ka rënë me mbi 18 dollarë për fuçi në 24 orët e fundit, ndërsa në Shqipëri me vetëm 4 lekë për litër.
  • Nga 224 lekë për litër, në mbledhjen e së mërkurës Bordi i Transparencës vendosi se çmimi maksimal i shitjes së naftës do të jetë 220 lekë.
  • I pandryshuar ka mbetur çmimi për benzinën në 181 lekë për litër.

Çmimi i naftës së papërpunuar në bursë ka rënë me mbi 18 dollarë për fuçi në 24 orët e fundit, ndërsa në Shqipëri me vetëm 4 lekë për litër. Nga 224 lekë për litër, në mbledhjen e së mërkurës Bordi i Transparencës vendosi se çmimi maksimal i shitjes së naftës do të jetë 220 lekë. I pandryshuar ka mbetur çmimi për benzinën në 181 lekë për litër. Kjo në një kohë që pas arritjes së marrëveshjes për armëpushim 2-javor mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, çmimi i naftës ra në rreth 92 dollarë nga mbi 110 dollarë për fuçi që ishte. Rënia përllogaritet në 18.29 dollarë për fuçi apo 16.5 për qind. Ndërkohë në Shqipëri, çmimi i naftës u ul me 4 lekë apo 1.8 për qind. “Rriten si raketë, ulen si pupël”… fenomeni i mos-ndjekjes në mënyrë të drejtë të çmimeve të karburanteve në bursë për t’i reflektuar më pas në tregun vendas është një fenomen i vjetër për Shqipërinë. Për herë të parë kjo formë abuzimi u provua nga Autoriteti i Konkurrencës 4 vite më parë, pas një hetimi në tregun e karburanteve për periudhën tetor 2021–shkurt 2022.

Lini një Përgjigje