Shfrytëzuan prezencën time”, Evi Kokalari zbulon bisedën me Berishën dhe djalin e tij: I…

Shfrytëzuan prezencën time”, Evi Kokalari zbulon bisedën me Berishën dhe djalin e tij: I…

Pikat kryesore

  • Aktivistja Evi Kokalari, e cila ka publikisht kandidaturën për të drejtuar Partinë Demokratike, përmes një statusi në rrjetet sociale, ka rrëfyer një bisedë mes saj dhe kreut të PD-së, Sali Berisha, dhe djalit të tij.
  • Kokalari shkruan se Sali Berisha e ka shfrytëzuar prezencën e saj gjatë “Foltoreve” të vitit 2021 dhe kjo është arsyeja pse ajo dhe kryedemokrati aktual duhet të jenë në garë në zgjedhjet e 23 majit.
  • Po ashtu, aktivistja nënvizon në postimin e saj se gjatë bisedës me Berishën dhe djalin e tij, i ka kërkuar atij që të largohet nga drejtimi i PD-së dhe se ajo do ta bëjë të mundur largimin e tij.

Aktivistja Evi Kokalari, e cila ka publikisht kandidaturën për të drejtuar Partinë Demokratike, përmes një statusi në rrjetet sociale, ka rrëfyer një bisedë mes saj dhe kreut të PD-së, Sali Berisha, dhe djalit të tij. Kokalari shkruan se Sali Berisha e ka shfrytëzuar prezencën e saj gjatë “Foltoreve” të vitit 2021 dhe kjo është arsyeja pse ajo dhe kryedemokrati aktual duhet të jenë në garë në zgjedhjet e 23 majit. Po ashtu, aktivistja nënvizon në postimin e saj se gjatë bisedës me Berishën dhe djalin e tij, i ka kërkuar atij që të largohet nga drejtimi i PD-së dhe se ajo do ta bëjë të mundur largimin e tij. “Nëse nuk e kuptoni që ‘IT’S OVER’, atëherë me hir ose me pahir do t’jua bëj të qartë. Por është fatkeqësi që doni të bëni një dalje kaq vulgare dhe ta mbyllni ciklin tuaj në një formë kaq të turpshme. Të paktën një fije dinjiteti duhet ta ruani, sepse kur njeriu vdes, vetëm emri i mbetet. Dhe historia që po shkruani do të mbahet mend si një nga episodet më të liga të politikës shqiptare”, thekson ajo në postimin e saj. Më tej, aktivistja shkruan se ka mbështetjen edhe të të përjashtuarve nga PD-ja, si Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj, dhe se asgjë nuk do ta ndalë që të garojë përballë Sali Berishës. Për ata që thonë “çfarë kontributi ke në PD”, kuptoni që PD-ja e sotme, e drejtuar nga Sali Berisha dhe Shkelzen Berisha, është derivat i drejtpërdrejtë i Rithemelimit dhe jo i PD-së së 1991-shit. As pas marrjes së vulës, as pas ikjes së Bashës. Në fakt, baza aktuale e PD-së, është ajo e foltoreve, por shumë më e reduktuar. Nëse Berisha ka nevojë për rikujtesë: mbështetja e foltoreve erdhi thjesht sepse prezenca ime u dha një shpresë tjetër demokratëve. Berisha e shfrytëzoi këtë duke premtuar vazhdimisht ndryshime, hapje të partisë, meritokraci dhe primare. Asnjë nga këto premtime nuk u mbajt. Kur unë mbajta qëndrim publikisht, baza e foltores u thye. Shumë u larguan, ndërsa të tjerët që janë akoma aty, janë pa asnjë motivim apo shpresë për fitore. Në këtë pikë, mbështetja e Rithemelimit ndaj meje është shumë më e madhe se ajo ndaj Berishës, edhe pse publikisht vazhdojnë të kenë frikë të flasin. Por mbështetja e Rithemelimit nuk është e vetmja që kam. Kam mbështetje edhe nga ata që ikën me Bashën dhe Alibeajn. Pra, holla-hollë, as Berisha e as kush tjetër nuk mund të mbledhë në këtë parti mbështetjen që kam unë.

Lini një Përgjigje