Pikat kryesore
- Një 45-vjeçar me shtetësi sllovene ka mbetur i plagosur mbrëmjen e së hënës pas një konflikti fizik të ndodhur në zonën e Shkallnurit, në Durrës.
- Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 21:30, shtetasi me inicialet M.
- M., i cili dyshohet se jetonte në kushte endacake, është konfliktuar me disa persona ende të paidentifikuar, të cilët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Një 45-vjeçar me shtetësi sllovene ka mbetur i plagosur mbrëmjen e së hënës pas një konflikti fizik të ndodhur në zonën e Shkallnurit, në Durrës. Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 21:30, shtetasi me inicialet M. M., i cili dyshohet se jetonte në kushte endacake, është konfliktuar me disa persona ende të paidentifikuar, të cilët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e konfliktit, 45-vjeçari ka pësuar dëmtime fizike të dyshuara të shkaktuara me mjet prerës dhe është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore. Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Vrau vëllanë për tokën/ Durrës, gjykata cakton “arrest në burg” për Muharrem Rreshkën Gjykata e Durrësit lë në burg Meklan Meçën, dyshohet se vrau komshiun në Rrogozhinë Mbytet 50-vjeçari në Shkëmbin e Kavajës