Dy përplasje rrugore brenda pak minutash në Pogradec, një 32-vjeçar humb jetën dhe disa…

Dy përplasje rrugore brenda pak minutash në Pogradec, një 32-vjeçar humb jetën dhe disa…

Pikat kryesore

  • Pasditen e kësaj të marte, në Pogradec janë shënuar dy aksidente rrugore në një interval të shkurtër kohor.
  • Sipas dyshimeve paraprake, reshjet e shiut dhe lagështia në rrugë mund të kenë ndikuar në humbjen e kontrollit të automjeteve.
  • Aksidenti i parë u regjistrua në Qafë Pllocë, në aksin e ri rrugor, ku drejtuesi i një furgoni humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat anësore të rrugës.

Pasditen e kësaj të marte, në Pogradec janë shënuar dy aksidente rrugore në një interval të shkurtër kohor. Sipas dyshimeve paraprake, reshjet e shiut dhe lagështia në rrugë mund të kenë ndikuar në humbjen e kontrollit të automjeteve. Aksidenti i parë u regjistrua në Qafë Pllocë, në aksin e ri rrugor, ku drejtuesi i një furgoni humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat anësore të rrugës. Për shkak të përplasjes së fortë, shoferi mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin Bashkiak të Pogradecit, por nuk arriti të mbijetojë. “Drejtuesi i mjetit Amarildo Islamaj është 32 vjeçari nga Vlora i cili ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës në të dy krahët e saj. Goditja ka qenë shumë e fortë dhe shoferi ka marre dëme të mëdha, që i kanë shkaktuar humbjen e jetës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”, njofton policia. Një tjetër aksident ka ndodhur edhe në aksin Pogradec–Lin, pranë fshatit Pojskë. Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se të paktën tre persona kanë mbetur të plagosur nga përplasja, ndërsa njëri prej tyre ka mbetur i bllokuar në automjet, çka ka bërë të nevojshme ndërhyrjen e shërbimeve të emergjencës. Forcat e policisë dhe grupet hetimore kanë shkuar në të dy vendet ku ndodhën aksidentet dhe po vijojnë punën për të zbardhur rrethanat e plota të tyre.

Lini një Përgjigje