Sherr mes kushërinjve në Lushnjë, plagoset me thikë 71-vjeçari

Sherr mes kushërinjve në Lushnjë, plagoset me thikë 71-vjeçari

Pikat kryesore

  • Një 60-vjeçar është arrestuar nga Policia në Lushnjë pasi dyshohet se ka plagosur rëndë me thikë kushëririn e tij pas një konflikti për motive të dobëta.
  • Si pasojë e plagëve të marra, 71-vjeçari është transportuar në Spitalin e Traumës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe, sipas policisë, është jashtë rrezikut për jetën.
  • Pas ngjarjes, Policia e Lushnjës ka ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar.

Një 60-vjeçar është arrestuar nga Policia në Lushnjë pasi dyshohet se ka plagosur rëndë me thikë kushëririn e tij pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Loni Dhamo”, ku 60 vjeçari I. Y. dyshohet se ka goditur me thikë kushëririn e tij, F. Y., 71 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, 71-vjeçari është transportuar në Spitalin e Traumës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe, sipas policisë, është jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes, Policia e Lushnjës ka ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar. Gjithashtu, është sekuestruar edhe thika e përdorur gjatë konfliktit. Njoftimi i Policisë: Plagosi rëndë me mjet prerës (thikë) kushëririn e tij, pas një konflikti për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë kapet dhe vihet në pranga autori. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin I. Y., 60 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Ditën e djeshme, në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, ky shtetas dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) kushëririn e tij, shtetasin F. Y., 71 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 71-vjeçari u transportua në spitalin e Traumës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, si dhe sekuestrimi i mjetit prerës (thikë) të përdorur gjatë ngjarjes. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje