Pikat kryesore
- Pas përfundimit të rrugëtimit të tij në “Big Brother VIP”, Shëndrit ka folur për herë të parë në një intervistë, duke ndarë emocionet e tij për eksperiencën brenda shtëpisë dhe marrëdhënien e krijuar me Selin.
- Ai ka theksuar se e ka shijuar këtë edicion në maksimum dhe se momentet më të bukura mbeten shoqëria dhe kujtimet pozitive, përtej debateve që sipas tij harrohen sapo del nga loja.
- Sara Hila: Shndrit, një natë e veçantë kjo festë, që feston një edicion të jashtëzakonshëm të cilin e shijove.
Pas përfundimit të rrugëtimit të tij në “Big Brother VIP”, Shëndrit ka folur për herë të parë në një intervistë, duke ndarë emocionet e tij për eksperiencën brenda shtëpisë dhe marrëdhënien e krijuar me Selin. Ai ka theksuar se e ka shijuar këtë edicion në maksimum dhe se momentet më të bukura mbeten shoqëria dhe kujtimet pozitive, përtej debateve që sipas tij harrohen sapo del nga loja. Sara Hila: Shndrit, një natë e veçantë kjo festë, që feston një edicion të jashtëzakonshëm të cilin e shijove. Shëndriti: E kam shijuar pafund dhe sot duket një mbrëmje shumë e bukur, që po e shijojmë, sepse këtu ka dhe më pak presion. Sara Hila: Në fund të këtij rrugëtimi, cilat janë ato momente që të kanë mbetur në memorien tënde? Shëndriti: Po e diskutonim edhe me Selin se si debatet dhe diskutimet harrohen brenda një minuti kur del nga ajo shtëpi, kështu që i kam marrë këtij rrugëtimi të gjitha të mirat, momentet gazmore, humorin, batutat dhe shoqërinë e mirë. Sara Hila: Duke folur për shoqërinë e mirë, që në momentin e parë që hyre në Big Brother qëndrove pranë Selinës, u bëtë miq së bashku, e mbështete, ishe një fans për fitoren e saj. Si u ndjeve për fitoren e saj? Shëndriti:Sakrificat, gjithçka ka ndodhur aty brenda u shpërblyen ndaj Selinit dhe jam shumë i lumtur për të, uroj që t’ja marri më të mirat kësaj eksperience, e ka merituar është një vajzë fantastike, shoqëria që fituam atje është thesari më i madh që kemi fituar aty, me Gimbon, me Gretën, me Mateon, dhe Brikenën. I them publikut se grupi pozitiv ekziston, jemi shumë të lidhur bashkë dhe do vazhdojmë të jemi krah njëri-tjetrit. Sara Hila: Çfarë të tha Selin mbas fitores kur u takuat? Shëndriti:Nuk mbaj mend asgjë, thjesht jemi përqafuar dhe kemi shijuar afterparty. Sara Hila: Po të dëgjoja pak më parë tek flisje edhe për komunikimet që ke pasur me familjarët e Selin, përfshirë këtu edhe mamanë e saj, për mbështetjen që i ke dhënë vajzës së saj. Shëndriti: Realisht familja Bollati është një familje e mrekullueshme, unë kam shumë respekt për zonjën Jasmin, dhe e kam parë të arsyeshme të më falenderojnë, më kanë quajtur si familjarin e tyre, duke më thënë edhe që derën e shtëpisë tonë në Tiranë e ke të hapur. Unë jam shumë mirënjohës për një vajzë si Selin, që është një mike e mirë, një vajzë shumë inteligjente dhe e edukuar dhe shpresoj që në të ardhmen do na lidhin edhe punë të tjera së bashku. Sara Hila: Me qetësinë dhe durimin tënd, ti arrite deri në finale, çfarë ka në vazhdim në projektet e tua? Shëndriti: Me durim dhe qetësi po pres edhe për projektet e reja, sigurisht unë i përkas medias, ekranit, akoma nuk di për diçka konkrete, sepse është shumë shpejt të flas, sepse kam pak kohë që kam dalë nga BBVIP, po shijoj momentet e daljes, e di që nuk do ndalem me kaq dhe shpresoj të dal para publikut shumë shpejt.