Shembja e rrugës në aksin Librazhd-Prrenjas, Rama: Nuk ka asnjë lidhje me punimet që po…

Shembja e rrugës në aksin Librazhd-Prrenjas, Rama: Nuk ka asnjë lidhje me punimet që po…

Pikat kryesore

  • Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale, në lidhje me punën që po bëhet për ndërtimin e Korridorit VIII (aksi Elbasan-Qafë Thanë).
  • Kreu i qeverisë shprehet se në këtë aks rrugor po zhvillohet një punë e jashtëzakonshme e kolosale dhe se punimet janë të standardeve europiane.
  • Ndër të tjera ai thekson se shembja në aksin rrugor që lidh Librazhdin me Prrenjasin, ka ardhur si shkak i rrëshqitjes së tokës, pra gjeologjike dhe jo për shkak të punimeve që po kryhen në Korridorin VIII.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale, në lidhje me punën që po bëhet për ndërtimin e Korridorit VIII (aksi Elbasan-Qafë Thanë). Kreu i qeverisë shprehet se në këtë aks rrugor po zhvillohet një punë e jashtëzakonshme e kolosale dhe se punimet janë të standardeve europiane. Ndër të tjera ai thekson se shembja në aksin rrugor që lidh Librazhdin me Prrenjasin, ka ardhur si shkak i rrëshqitjes së tokës, pra gjeologjike dhe jo për shkak të punimeve që po kryhen në Korridorin VIII. “Mirëmëngjes dhe me këtë vëzhgim të bërë dje në kantierin e aksit të ri të Korridorit VIII (Elbasan – Qafë Thanë), ku po bëhet një punë kolosale e shembullore e standardeve europiane, ndërkohë që 700 tenxheret politike mediatike e mbytën miletin me bombat artizanale mbi segmentin prej disa qindra metrash të rrugës së vjetër, të cilën e bllokoi rrëshqitja e tokës, pa asnjë lidhje, hiç, zero, me investimin e ri madhor, ju uroj fundjavë të qetë dhe larg tenxhereve të qametit artificial”, shkruan Rama në rrjetet sociale. Si pasojë e shembjes në Librazhd-Prrenjas, që edhe për autoritetet është gjithashtu vetëm fenomen natyror, Juglindja e vendit ka mbetur në izolim prej një jave. Nga ana tjetër ende nuk ka një afat se kur do të hapet rruga alternative për rihapjen e qarkullimit të mjeteve.

Lini një Përgjigje