Shembja e kullës në Romë, vdes punëtori i bllokuar në rrënoja, nisin hetimet për ngjarjen

Shembja e kullës në Romë, vdes punëtori i bllokuar në rrënoja, nisin hetimet për ngjarjen

Pikat kryesore

  • Punëtori 66-vjeçar Octay Stroici vdiq në ambulancë teksa transportohej në spital.
  • Siç bëri të ditur Ministria e Jashtme ai ishte shtetas rumun, ashtu si një tjetër punëtor që u shpëtua më herët nga rrënojat dhe u dërgua në spital.
  • Nxjerrja e gjallë e Stroicit u përshkrua fillimisht si një akt i jashtëzakonshëm nga zjarrfikësit që kishin punuar deri në orët e vona të së hënës.

string(87) “shembja-e-kulles-ne-rome-vdes-punetori-i-bllokuar-ne-rrenoja-nisin-hetimet-per-ngjarjen” Shembja e kullës në Romë, vdes punëtori i bllokuar në rrënoja, nisin hetimet për ngjarjen U nxor i gjallë pas 11 orësh nga rrënojat e kullës mesjetare që u shemb pjesërisht në zemër të Romës, por gëzimi zgjati pak. Punëtori 66-vjeçar Octay Stroici vdiq në ambulancë teksa transportohej në spital. Siç bëri të ditur Ministria e Jashtme ai ishte shtetas rumun, ashtu si një tjetër punëtor që u shpëtua më herët nga rrënojat dhe u dërgua në spital. Nxjerrja e gjallë e Stroicit u përshkrua fillimisht si një akt i jashtëzakonshëm nga zjarrfikësit që kishin punuar deri në orët e vona të së hënës. Ekipet e shpëtimit përdorën dronë dhe mjete për pastrimin e rrënojave për të arritur tek ai, pavarësisht rrezikut që kulla e dëmtuar rëndë të shembej më tej. Siç pohojnë mediat, 66-vjeçari kishte qenë i vetëdijshëm dhe kishte folur me punonjësit e emergjencës gjatë gjithë operacionit por zemra ishte ndalur rrugës për në spital. Zyra e kryeprokurorit në Romë ka nisur një hetim lidhur me ngjarjen. Një pjese e strukturës mesjetare, të Torre deri Conti u shemb në 11 e 20 minuta të së hënës teksa ndërtesa po i nënshtrohej punimeve restaruruese. Përpjekjet për të shpëtuar punëtorin e bllokuar nën rrënoja u ndërprerën pasi një segment i dytë i kullës 29 metra të lartë, që gjendet mes Koloseut dhe Fori Romani, nisi të shembej rreth 90 minuta më vonë duke krijuar një re të madhe pluhuri. Një zjarrfikës u shoqërua në spital për shkak të problemeve në sy, por pjesa tjetër nuk pësoi lëndime dhe kërkimet rinisën më vonë. Kulla e shekullit të 13 u ndërtua nga Papa Inoccenti i 3 si rezidencë për vëllain e tij. Të gjitha rrugët rreth saj janë mbyllur si masë sigurie nga policia. Një në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti më 2024 I mori jetën të miturës shqiptare duke e hedhur nga ballkoni, gjykata italiane dënon me 17 vite burg autorin Shembja e kullës në Romë, vdes punëtori i bllokuar në rrënoja, nisin hetimet për ngjarjen Aksident me fatalitet në Vragoli – shtetasi francez godet për vdekje këmbësorin 78-vjeçar Pamje të reja të automjetit që u kaplua nga flakët, policia e zjarrfikësit në vendngjarje Punëtorët pa rroga, gazetari i RTK-së: Kolegët tanë nuk po mund t’i blejnë as ilaçet

Lini një Përgjigje