Pikat kryesore
- Kompania e njohur për prodhimin e kafesë, Prince Caffe, pjesë e Devolli Corporation, priti në fabrikën e saj një delegacion të nivelit të lartë nga kompania globale e derivateve Shell.
- Vizita u zhvillua në ambientet e prodhimit, ku mysafirët u njoftuan nga afër me makinerinë moderne në fabrikë.
- Përfaqësuesit e Shell u shprehën të mahnitur me teknologjinë dhe standardet e larta të punës në këtë fabrikë, të cilën e vizituan për herë të dytë.
Kompania e njohur për prodhimin e kafesë, Prince Caffe, pjesë e Devolli Corporation, priti në fabrikën e saj një delegacion të nivelit të lartë nga kompania globale e derivateve Shell. Vizita u zhvillua në ambientet e prodhimit, ku mysafirët u njoftuan nga afër me makinerinë moderne në fabrikë. Përfaqësuesit e Shell u shprehën të mahnitur me teknologjinë dhe standardet e larta të punës në këtë fabrikë, të cilën e vizituan për herë të dytë. Wim Riegman, përfaqësues i Shell, tha se përparimi brenda një periudhe të shkurtër është i dukshëm. “Kthimi këtu ka qenë një përvojë shumë e mirë. Kam vërejtur zhvillim të madh nga vizita e parë dhe sidomos impianti i ri për pjekjen dhe paketimin e kafesë më ka lënë përshtypje të jashtëzakonshme. Ambientet janë jashtëzakonisht të pastra dhe kapaciteti i prodhimit është mbresëlënës,” u shpreh ai. Riegman shtoi se Prince Caffe po e përfaqëson denjësisht vendin edhe në aspektin ekonomik. “Proceset e prodhimit janë në nivel të lartë dhe përputhen me standardet ndërkombëtare. Kjo kompani është një shembull i mirë i potencialit ekonomik të Kosovës,” tha ai. Gjatë vizitës, përfaqësues të Devolli Corporation diskutuan me delegacionin e Shell për mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë dhe projektet që pritet të zhvillohen së bashku. Dardan Shala, Drejtor në Devolli Corporation, tha se po punohet në zgjerimin e partneritetit. “Biseduam për bashkëpunimin që kemi zhvilluar ndër vite dhe për mundësitë e reja që janë krijuar pas ndryshimeve të pronësisë. Tema e takimit ishte edhe furnizimi me kafe për tregjet ku operon Shell dhe nisma të përbashkëta për zhvillimin e produkteve të reja,” theksoi ai. Shala paralajmëroi se në fundvit Prince Caffe do të zgjerojë gamën e saj me produkte të reja. “Jemi duke finalizuar produktet 3në1 dhe 2në1, të cilat po kërkohen gjithnjë e më shumë sidomos nga të rinjtë, ” tha ai. Prince Caffe mbetet një nga brendet më të fuqishme në tregun vendor dhe ndërkombëtar, me një portofol të gjerë produktesh që tashmë gëzojnë besimin e konsumatorëve! Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Ambasadori britanik Hargreaves: Devolli Corporation fuqi ekonomike për Kosovën Devolli Corporation prezanton produktet e veta premium të kafes në eventin prestigjioz Shkëlqim Devolli pret kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe ish-kryeministrin e Italisë, Massimo D’Alema