Shefi i SPAK vizitë në SHBA, mban takim me zyrtarin e lartë të DASH-it

Kreu i Prokurorisë së Posaçme në Shqipëri, Altin Dumani, ndodhet në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas axhendës së publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Dumani do të zhvillojë një takim me zyrtarin e lartë të Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Evro-Aziatike, Brendan P.

Takimi sipas euronews, do të mbahet në ambientet e Departamentit të Shtetit, por sipas njoftimit zyrtar, ai është i mbyllur për mediat dhe nuk do të ketë mbulim nga shtypi.

Po ashtu, DASH konfirmon se nuk është parashikuar asnjë konferencë për shtyp pas takimit.

Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, Korporata Rugove vizitoi shtatë shkolla fillore në kryeqytet, *Alergjia është një lloj reagimi ndryshe i trupit ndaj substancave që për shumë njerëz janë komplet të

Lini një Përgjigje