Një mëngjes i zgjuar ndryshe me vështirësi në lëvizje, dhe me dobësim të shikimit, ishin ndër sinjalet e para që e lajmëruan Xhenisa Shanin se diçka nuk po shkonte siç duhej me trupin e saj.
Para 6 vitesh, ajo ishte 24 vjeç kur u diagnostikua me Skleroza Multiple.
Një sëmundje autoimune kronike, e cila prek trurin dhe palcën kurrizore.