Pikat kryesore
- “Sfida me Kroacinë ishte çmenduri”, rrëfehet Arbër Hoxha: Goli më i bukur?
- Ai kundër Rijekës Arbër Hoxha është kthyer në një lider absolut te Dinamo Zagreb, ndërsa ka fituar kuota gjithnjë e më shumë edhe në radhët e ekipit Kombëtar.
- Dinamo është klub i madh, me tifozë të shkëlqyer dhe një përgjegjësi të madhe” , u shpreh Hoxha.
“Sfida me Kroacinë ishte çmenduri”, rrëfehet Arbër Hoxha: Goli më i bukur? Ai kundër Rijekës Arbër Hoxha është kthyer në një lider absolut te Dinamo Zagreb, ndërsa ka fituar kuota gjithnjë e më shumë edhe në radhët e ekipit Kombëtar. Në një intervistë për faqen zyrtare të klubit, Arbër Hoxha u rikthye fillimisht pas në kohë duke theksuar se firma për Dinamo Zagreb ishte gjëja më e mirë që ka bërë në jetë: “Kur nënshkrova për Dinamon ishte dita më e mirë e jetës sime. Dinamo është klub i madh, me tifozë të shkëlqyer dhe një përgjegjësi të madhe” , u shpreh Hoxha. Sulmuesi kuqezi ka shënuar gola të mrekullueshëm me fanellën e Dinamo Zagreb, por veçon një, atë kundër Rijekës: “ Goli kundër Rijekës ishte i veçantë. Ishte minuta e 80-të dhe një gol për tri pikë. Momente të tilla mbeten përgjithmonë në kujtesë”, është shprehur Hoxha duke zbuluar më pas objektivin e klubit: “Gjëja më e rëndësishme është të jemi të parët në kampionat dhe ta sjellim titullin përsëri në Zagreb. Ky është prioriteti i klubit” . Në fund, nuk mund të mungonte edhe një koment në lidhje me ndeshjen Shqipëri-Kroaci, e vlefshme për fazën e grupeve në “Euro2024”: “Ka qenë një ndeshje e çmendur. Kur kemi mbërritur në stadium, gjysma e tribunave në stadium ishin të mbushura me shikues të Kroacisë dhe gjysma me përkrahës të Shqipërisë. Të gjithë ishin të bashkuar dhe ishte e jashtëzakonshme” , u shpreh ndër të tjera Arbër Hoxha në intervistën e tij për faqen zyrtare të klubit. loading…