Sezoni turistik/ Vlorë, pezullohen për 3 muaj ndërtimet dhe kufizohet qarkullimi i…

Sezoni turistik/ Vlorë, pezullohen për 3 muaj ndërtimet dhe kufizohet qarkullimi i…

Pikat kryesore

  • Përjashtim bëjnë vetëm punimet infrastrukturore dhe shërbimet publike të autorizuara nga Bashkia Vlorë.
  • Këto masa synojnë përmirësimin e qarkullimit rrugor, garantimin e sigurisë publike dhe ofrimin e një eksperience sa më cilësore për qytetarët dhe vizitorët gjatë sezonit turistik.

Bashkia Vlorë njofton qytetarët, bizneset dhe subjektet e ndërtimit se, në kuadër të garantimit të mbarëvajtjes së sezonit turistik veror 2026, do të zbatohen masa të veçanta për kufizimin e qarkullimit të mjeteve të rënda dhe disiplinimin e aktiviteteve të ndërtimit. Përjashtim bëjnë vetëm punimet infrastrukturore dhe shërbimet publike të autorizuara nga Bashkia Vlorë. Ndalohet qarkullimi i mjeteve të rënda mbi 3.5 ton: Të premten: ora 15:00 – 24:00 Të shtunën dhe të dielën: gjatë gjithë ditës Ndalohet kryerja e ngarkim-shkarkimit nga mjetet e transportit të mallrave 1.5 – 3.5 ton: Nga e hëna në të premte: ora 06:00 – 11:00 dhe 15:00 – 24:00 Të shtunën dhe të dielën: ora 06:00 – 24:00 Ndalohet parkimi i mjeteve mbi 3.5 ton dhe i kamperave në rrugët kryesore të qytetit, përfshirë Lungomaren dhe Bulevardin “Ismail Qemali”, sipas përcaktimeve të urdhrit. Këto masa synojnë përmirësimin e qarkullimit rrugor, garantimin e sigurisë publike dhe ofrimin e një eksperience sa më cilësore për qytetarët dhe vizitorët gjatë sezonit turistik. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aksident në bypass-in e Vlorës/ Makina përplaset me furgonin, një i plagosur në gjendje të rëndë Skënder Hita mbërrin në Vlorë, takim urgjent në Prokurori pas ngjarjeve në Zvërnec “Do jem përballë kujt s’do Shqipërinë”, Rama thirrje protestuesve: Nuk jam kundër jush, bëhuni me Shqipërinë

Lini një Përgjigje