Pikat kryesore
- Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar sërish, për të dytën herë dje, në mbrojte të siç ka shkruar ai, LDK-së dhe anëtarësisë së saj.
- Abdixhiku i ka quajtur “sulme të paguara nga jashtë” kritikat ndaj LDK-së.
- Ky reagim i Abdixhikut vjen pas atij gjatë ditës, ku kreu i LDK-së sulmoi mediat, kritikët dhe opinionistët, duke i quajtur ata “mercenarë” dhe duke i përshkruar si “pazarxhinjë”.
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar sërish, për të dytën herë dje, në mbrojte të siç ka shkruar ai, LDK-së dhe anëtarësisë së saj. Abdixhiku i ka quajtur “sulme të paguara nga jashtë” kritikat ndaj LDK-së. “Unë besoj në politikë që s’blihet. Në fjalë që s’paguhen. Në njerëz që nuk shiten. Dhe anëtarësia e LDK-së nuk shitet e nuk blihet. Kjo na dallon. Prandaj dhe i mbrojë”, ka shkruar Abdixhiku ndër të tjera. Ky reagim i Abdixhikut vjen pas atij gjatë ditës, ku kreu i LDK-së sulmoi mediat, kritikët dhe opinionistët, duke i quajtur ata “mercenarë” dhe duke i përshkruar si “pazarxhinjë”. Kjo pas reagimeve për një deklaratë që deputeti i partisë së tij, Besian Mustafa ka bërë në një debat televiziv ku tha se LDK ka bërë gabim trashanik që e ka votuar Hashim Thaçin për president. Mercenarët u lajmëruan vet. Pa i përmendur. Siç thotë populli, u vetëlajmëruan ata me mizë mbas veshi. Dhe në lajmërimin e tyre, treguan se si mendojnë. Mendojnë se të gjithë sillen rreth krimit, sepse aty rrotullohen vet. Dikush rrotullohet aq larg sa mbërrinë dhe Aeroportin e Vlorës. Mendojnë se të gjithë shiten, sepse vetë janë për shitje. Mendojnë se të gjithë frikësohen, sepse vetë jetojnë nga frika. Ky është botëkuptimi i tyre. Nuk do ta lejojmë këtë botëkuptim të shtrihet në LDK as si fjalë, as si mendim, edhe më pak si ndikim. Unë besoj në politikë që s’blihet. Në fjalë që s’paguhen. Në njerëz që nuk shiten. Dhe anëtarësia e LDK-së nuk shitet e nuk blihet. Kjo na dallon. Prandaj dhe i mbrojë. Po, do ta mbrojë LDK-në dhe secilin anëtarë tonin nga sulmet e paguara nga jashtë. Edhe po të jem i vetëm. Mercenarët do të vazhdojnë të ulërasin për LDK-në. Duket se nuk u mjafton partia e tyre. Duan edhe një tjetër ku t’i shtrijnë thonjtë e ndikimit. Nuk ka gjasë. Anëtarësia e LDK-së ka tjetër vizion. Ne do të vazhdojmë të ecim përpara. Sepse zhurma paguhet, por e vërteta jo. Dhe pikërisht për këtë, e vërteta fiton gjithmonë. Studentët e UNI-UNI – Universum International College Powered by Arizona State University arritën sukses të jashtëzakonshëm duke Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, 01/11/2026 09:06 Klikoi në një link dhe përditësoi të dhënat bankare, gruas në Prishtinë ‘i zhduken’ mijëra euro nga kartelat 01/11/2026 08:55 Kryeministri Fico: Sllovakia do të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi për energjinë bërthamore me SHBA-në 01/11/2026 08:48 Tahiri: PDK është forcë politike që beson te të rinjtë, dhe unë do ta përfaqësoj këtë besim me guxim