Seanca gjyqësore për të arrestuarit e operacionit “First Day

Në mesditën e kësaj të mërkure, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan, ka nisur seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për dhjetëra të arrestuarit në kuadër të operacionit të gjerë policor të quajtur “First Day”. Të arrestuarit janë transportuar me autobus nga Tirana për të marrë pjesë në këtë proces gjyqësor. Prokurori i çështjes ka paraqitur kërkesat për masat e sigurisë, duke theksuar rëndësinë e këtij operacioni në luftën kundër krimit të organizuar.

Lini një Përgjigje