Pikat kryesore
- Kemi renditur pak nga ajo si e kanë përshkruar mediat e huaja situatën e pazakontë që u krijua në seancën e fundit në Kuvendin e Shqipërisë për këtë vit.
- Reuters : Opozitarët u përplasën me Gardën brenda Parlamentit të Shqipërisë të enjten, pas javësh tensionesh mbi akuzat për korrupsion ndaj zëvendëskryeministres dhe zyrtarëve të tjerë.
- Ligjvënësit ndezën flakadanë, hodhën ujë ndaj kryetarit të parlamentit dhe zunë vendet e ministrave duke penguar seancën.
Ajo që ndodhi dje, 18 dhjetor, në parlamentin shqiptar ka shkaktuar bujë ndërkombëtare, pasi ligjvënësit e opozitës nuk lejuan dje zhvillimin normal të seancës plenare, duke u përplasur edhe fizikisht me punonjësit e Gardës së Republikës. Kemi renditur pak nga ajo si e kanë përshkruar mediat e huaja situatën e pazakontë që u krijua në seancën e fundit në Kuvendin e Shqipërisë për këtë vit. Reuters : Opozitarët u përplasën me Gardën brenda Parlamentit të Shqipërisë të enjten, pas javësh tensionesh mbi akuzat për korrupsion ndaj zëvendëskryeministres dhe zyrtarëve të tjerë. Ligjvënësit ndezën flakadanë, hodhën ujë ndaj kryetarit të parlamentit dhe zunë vendet e ministrave duke penguar seancën. Zhurma e Kuvendit “u dëgjua” dhe në Greqi, ku mediat kanë shkruar për aksionin e demokratëve kundër mazhorancës. Media “Protothema”, duke ndarë pamje nga përplasja mes deputetëve dhe Gardës së Republikës, shkruan se demokratët kërkojnë zbatimin e ligjit lidhur me çështjen Balluku. Gazeta cilëson gjithashtu se Balluku është e gatshme për bashkëpunim me drejtësinë, referuar fjalimit të saj të mëparshëm në Kuvend.