Pikat kryesore
- Kryeministri Edi Rama thotë se një pjesë e policisë nuk e do projektin lidhur me monitorimin e territorit me kamera inteligjente.
- Në fjalën e tij në projektin “Smart City Albania”, Rama u shpreh se nuk do të ketë më makina në drejtime të paditura, pas ngjarjeve kriminale.
- “Kjo është sfidë menaxhimi, unë e kam kuptuar mesazhin e atyre që duhet ta kishin çuar përpara këtë projekt.
Kryeministri Edi Rama thotë se një pjesë e policisë nuk e do projektin lidhur me monitorimin e territorit me kamera inteligjente. Në fjalën e tij në projektin “Smart City Albania”, Rama u shpreh se nuk do të ketë më makina në drejtime të paditura, pas ngjarjeve kriminale. “Kjo është sfidë menaxhimi, unë e kam kuptuar mesazhin e atyre që duhet ta kishin çuar përpara këtë projekt. Është normale që një pjesë e policisë të mos e dojë këtë projekt, ato gjëra që janë shqetësim për ne, të bëhen të pamundura. Do jetë e pamundur që një makinë policie të përdoret për punë personale. Po flas për gjëra shumë të thjeshta. Ky projekt ndihmon të gjithë drejtuesit e ndershëm të Policisë së Shtetit. Nuk mund të ketë më makina që ikin në drejtime të paditura, bëhet e pamundur. Syri që fola, ka një rrjet mbulimi, që në 20 bashki me lëvizje domethënëse, futet kudo. Jo rastësisht, këto vende janë më të sigurta të botës. Ky është sistemi i monitorimit, në shërbim të shtetit dhe qytetarit.”, theksoi ai./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Rënie e krimeve në shkolla”/ Monitorimi me kamera inteligjente, Rama: Personat problematikë do shihen në kohë reale Rama ndan pamjet: Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” po transformohet në infrastrukturë, logjistikë dhe shërbime Osmani: BE heq masat ndaj Kosovës/ Presidentja e Kosovës dhe kryeministri i Shqipërisë japin lajmin nga Brukseli