Pikat kryesore
- Drita dhe Shkëndija mbyllën me humbje fazën e ligës në Konference League, por asnjë dramë.
- Madje, dy skuadrat e shqiptarëve mund të festojnë, pasi me pikët e grumbulluara më parë, siguruan kualifikimin në fazën e play off të turneut, një arritje kjo historike.
- Në sfidën e gjashtë, Drita u dorëzua pa kushte në transfertën spanjolle kundër Rayo Vallecano.
Drita dhe Shkëndija mbyllën me humbje fazën e ligës në Konference League, por asnjë dramë. Madje, dy skuadrat e shqiptarëve mund të festojnë, pasi me pikët e grumbulluara më parë, siguruan kualifikimin në fazën e play off të turneut, një arritje kjo historike. Në sfidën e gjashtë, Drita u dorëzua pa kushte në transfertën spanjolle kundër Rayo Vallecano. Spanjollët dominuan, ndërsa pjesën e parë e mbyllën me epërsinë minimale pas golit të Lejun në minutën e 33-të. Pas pushimit të zotët e shtëpisë vulosën fitoren me dy gola të tjerë. Gumbau dhe Pacha shuan shpresat e skuadrës nga Gjilani, që me 8 pikë e mbylli fazën e ligës në vendin e 20 në zonën e play off. Në raundin tjetër do të luajë edhe Shkëndija që mori vendin e 22-të me shtatë pikë gjithsej. Në ndeshjen e fundit, skuadra nga Tetova u mund 1-0 në fushën e AEK Larnaka. Kartoni i kuq i Latifit në pjesën e dytë prishi planet e tetovarëve, që shtatë minuta nga fundi i kohës së rregullt u ndëshkuan nga vendasit. Por kjo ishte një humbje e ëmbël, ndërsa si Shkëndija ashtu edhe Drita duhet të përgatiten tani për raundin tjetër të turneut. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Shkëndija e Europës/ Skuadra e Tetovës triumfon në sfidën e pestë në Conference League Dritë dhe Shkëndijë në Europë/ Sfida historike mes dy skuadrave shqiptare në Conference League Drita barazon, Shkëndija fiton/ Paraqitje pozitive e skuadrave shqiptare në Conference League