S’e takojnë në Qeveri, Kurti shmang përgjigjen direkte para gazetarëve: Na bashkëpunojmë me BE

S’e takojnë në Qeveri, Kurti shmang përgjigjen direkte para gazetarëve: Na bashkëpunojmë me BE Dje u bë e ditur se zyra e Bashkimit Evropian në Kosovës, e ka njoftuar tashmë qeverinë në detyrë, se zyrtarët e këtij unioni së bashku me shtetet e anëtare të tij, s’do të mbajnë takime brenda ndërtesës së Qeverisë së vendit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin. Për këtë gjë, arsye është vendimi i Gjykatës Supreme përmes të cilit thuhet se Hekuran Murati është në kundërshtim me ligjin, pasi që ky i fundit mban dy pozita, atë të deputetit, mandat i fituar nga zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij vitit, dhe atë të ministrit të Financave. Lidhur me këtë, sot, Kurti është gjetur përballë gazetarëve të cilët kanë pyetur atë për qëndrimin e BE-së. Kryeministri në detyrë, nuk ka dhënë përgjigje direkte për vendimin e tyre, porse ka thënë se, ata bashkëpunojnë me BE-në. ‘‘Siç po e shihni unë nuk jam në zyrën time jam bashkë me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian këtu në Mitrovicë në Shipol, te kjo ndërtesa sociale që tash e rregulluam dhe e bëmë me kushte të mira. Unë jam kryeministër që këta t’i kenë banesat e sigurta, të ngrohta dimrit e të freskëta verës, kjo është kryesore dhe na bashkëpunojmë me Bashkimin Evropian’’, ka thënë Kurti. Ndryshe, në njoftimin e BE-së thuhet se vendimi i tyre është marrë në interes të qëndrueshmërisë institucionale dhe respektimit të sundimit të ligjit. ”Në interes të qëndrueshmërisë institucionale dhe respektimit të sundimit të ligjit, vizitorët e nivelit të lartë nga Shtetet Anëtare të BE-së dhe institucionet e BE-së do të përmbahen, përkohësisht, nga mbajtja e takimeve me Kryeministrin në detyrë dhe ministrat brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, derisa të jetë në funksion një Qeveri me mandat të plotë”, thuhet ndër tjerash që i është dorëzuar Kurtit. / GazetaExpress S’e takojnë në Qeveri, Kurti shmang përgjigjen direkte para gazetarëve: Na bashkëpunojmë me BE Ushtarët gjermanë të KFOR’it organizojnë ekspozitë armësh në Bondsteel për kolegët amerikanë Shukri Buja bashkë me Vlora Çitakun takojnë gratë e Bujanit e Bregut të Zi: Ato do të jenë në qendër të vizionit tonë Imri Ahmeti takohet me banorë të Gadimes: Biseduam për punën e deritanishme dhe vizionin e së ardhmes Aksident mes një veture e motoçiklete në Prishtinë, lëndohet një person S’e takojnë në Qeveri, Kurti shmang përgjigjen direkte para gazetarëve: Na bashkëpunojmë me BE Ushtarët gjermanë të KFOR’it organizojnë ekspozitë armësh në Bondsteel për kolegët amerikanë Reali ia vendos çmimin Eduardo Camavingas Shukri Buja bashkë me Vlora Çitakun takojnë gratë e Bujanit e Bregut të Zi: Ato do të jenë në qendër të vizionit tonë

Lini një Përgjigje