Pikat kryesore
- Tifozët ende nuk janë të kënaqur me Realin, përkundrazi, por gjithsesi ata përjetuan barazimin e një rekordi në “Santiago Bernabeu”.
- Kilian MBape shënoi në fitoren 2-0 ndaj Seviljes dhe arriti në 59 gola të një viti kalendarik, aq sa është niveli më I lartë që ka mbërritur ndonjë yll merenges.
- Kapiteni I Francës mund ta kishte thyer rekordin nëse do të kishte realizuar dy herë, por Sevilja ishte rival I fortë dhe ishte pozitiv fakti që ai arriti ta tundte rrjetën.
Nuk ishte fitorja që pritej. Tifozët ende nuk janë të kënaqur me Realin, përkundrazi, por gjithsesi ata përjetuan barazimin e një rekordi në “Santiago Bernabeu”. Kilian MBape shënoi në fitoren 2-0 ndaj Seviljes dhe arriti në 59 gola të një viti kalendarik, aq sa është niveli më I lartë që ka mbërritur ndonjë yll merenges. Në 2013, 59 rrjeta kishte shënuar Kristiano Ronaldo. Kapiteni I Francës mund ta kishte thyer rekordin nëse do të kishte realizuar dy herë, por Sevilja ishte rival I fortë dhe ishte pozitiv fakti që ai arriti ta tundte rrjetën. Goli tjetër për ekipin e trajnerit Shabi Alonso u shënua nga Xhud Belingham, madje ishte I pari, në fitoren 2-0 në La Liga. Reali ende shpreson për titullin, duke mos qenë shumë larg Barcelonës, ndonëse forma e deritanishme nuk ka qenë aspak bindëse. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Vrenozi lë protestën për Big Brother/ Militanti simbol i PD: Tani pres Ramën për kafe Zvicra “foli” shqip në minifutboll/ Mbahet edicioni i dytë i Kupës “Roha Eagles” Vijnë emigrantët, fluks në port/ Vlorë, qindra pasagjerë dhe automjete mbërrijnë për festat