Inter, finale për infarkt/ Zikaltërit, dramë dhe përmbysje për t’iu afruar trofeut tjetër

Inter, finale për infarkt/ Zikaltërit, dramë dhe përmbysje për t’iu afruar trofeut tjetër

Pikat kryesore

  • Futbolli italian ka marrë shumë kritika këto kohë, dhe jo vetëm për eliminimet e kombëtares nga Botërori e të ekipeve të klubeve nga Europa, por sidomos për lojën, dhe ja ku erdhi një ndeshje që ia vlejti.
  • Inter-Komo ishte një spektakël, edhe pse përballë ishin dy skaje, një nga tre zonjat e mëdha të këtij vendi, dhe një “hirushe” e lindur së fundmi.
  • Zikaltërit ia dolën 3-2 në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, që patën fatin ta luanin në fushën e tyre, veçse ishin të eliminuar deri katër minuta para fundit.

Skuadra e çmendur nuk ka ndërmend të ndryshojë. Futbolli italian ka marrë shumë kritika këto kohë, dhe jo vetëm për eliminimet e kombëtares nga Botërori e të ekipeve të klubeve nga Europa, por sidomos për lojën, dhe ja ku erdhi një ndeshje që ia vlejti. Inter-Komo ishte një spektakël, edhe pse përballë ishin dy skaje, një nga tre zonjat e mëdha të këtij vendi, dhe një “hirushe” e lindur së fundmi. Zikaltërit ia dolën 3-2 në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, që patën fatin ta luanin në fushën e tyre, veçse ishin të eliminuar deri katër minuta para fundit. Komo shkëlqeu për gati 70 minuta duke dominuar, dhe arriti epërsinë 2-0 me gola nga Baturina e Da Kunja. Portieri vendas, Martinez, ndaloi gola të tjerë dhe vetëm tepër vonë Interi reagoi. Hakan Çalhanoglu shënoi dy gola në 69’ e 86’, ndërsa kroati I ri, Sushiç konkretizoi përmbysjen 3-2 në minutën e parafundit. Një spektakël I futbollit! Përballja në “San Siro” ishte vërtet e shkëlqyer, me 35 gjuajtje gjithsej drejt portave, dhe 13 në kuadrat. Thuajse gjithçka u nda barabar, ndonëse zikaltërit e mbajtën topin më shumë, 62 për qind. Kështu përfundoi ky derbi I vogël I Lombardisë, dhe tani interistët presin rivalin e finales së 13 majit, që mund të jetë Atalanta ose Lacio, pra edhe kapiteni I Shqipërisë, Berat Gjimshiti. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Inter me vrap drejt titullit/ Cagliari mundet 3-0 në “San Siro”, pasi rezistoi një pjesë Inter, titulli në “xhep”/ Zikaltërit shkëputen 9 pikë nga Napoli në krye të Serisë A Asllani nuk “bind” Besiktas/ Mesfushori i Kombëtares pritet të rikthehet tek Inter në verë

Lini një Përgjigje