Jep dorëheqjen kreu i IMT-së në Durrës, Ilir Ngresi Kreu i Inspektoratit të Mbrojtjes

Jep dorëheqjen kreu i IMT-së në Durrës, Ilir Ngresi Kreu i Inspektoratit të Mbrojtjes

Pikat kryesore

  • Kreu i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Ilir Ngresi, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, pas një takimi me kryetaren e bashkisë, Emiriana Sako.
  • Burime pranë bashkisë e lidhin dorëheqjen me ngarkesën dhe presionin e lartë që shoqëron funksionin, në një sektor ku ndërthuren konfliktet me interesat, përplasjet me qytetarët dhe përgjegjësitë e forta administrative.
  • Pesha e zbatimit të vendimmarrjeve të vështira, por edhe ekspozimi i vazhdueshëm ndaj tensioneve në terren, mësohet se kanë ndikuar në vendimin për t’u tërhequr.

Kreu i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Ilir Ngresi, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, pas një takimi me kryetaren e bashkisë, Emiriana Sako. Largimi i tij vjen në një periudhë të ndjeshme për IMT-në e cila, bashkë me ndërmarrje të tjera të bashkisë janë angazhuar në një aksion të gjerë për prishjen e objekteve të ndërtuara mbi kanalet kulluese, ndërhyrje e konsideruar me rëndësi për zgjidhjen e një problematike të hershme që ka prekur qytetin dhe banorët e tij. Jo vetëm ky aksion, po dhe të tjera në proces. Burime pranë bashkisë e lidhin dorëheqjen me ngarkesën dhe presionin e lartë që shoqëron funksionin, në një sektor ku ndërthuren konfliktet me interesat, përplasjet me qytetarët dhe përgjegjësitë e forta administrative. Pesha e zbatimit të vendimmarrjeve të vështira, por edhe ekspozimi i vazhdueshëm ndaj tensioneve në terren, mësohet se kanë ndikuar në vendimin për t’u tërhequr.

Lini një Përgjigje