Samiti i Diasporës/ Rama: Pandëshkueshmëria është një mit i së kaluarës

Samiti i Diasporës/ Rama: Pandëshkueshmëria është një mit i së kaluarës

Pikat kryesore

  • Ai u shpreh se sot rreth 95% e shërbimeve shtetërore janë të aksesueshme online, duke u mundësuar qytetarëve brenda dhe jashtë vendit t’i marrin ato me një klikim nga smartphone apo kompjuteri.
  • Rama bëri një krahasim me të kaluarën, duke kujtuar se në takimin e parë të diasporës Shqipëria njihej ndërkombëtarisht si një vend ku mbizotëronte pandëshkueshmëria dhe ligji zbatohej vetëm për të dobëtit.
  • Kryeministri deklaroi se pandëshkueshmëria është “një mit i së kaluarës”, ndërsa shtoi se askush nuk është mbi ligjin dhe drejtësia është sot më e pavarur se kurrë më parë, që nga e pavarësisë në vitin 1912.

Ai u shpreh se sot rreth 95% e shërbimeve shtetërore janë të aksesueshme online, duke u mundësuar qytetarëve brenda dhe jashtë vendit t’i marrin ato me një klikim nga smartphone apo kompjuteri. Rama bëri një krahasim me të kaluarën, duke kujtuar se në takimin e parë të diasporës Shqipëria njihej ndërkombëtarisht si një vend ku mbizotëronte pandëshkueshmëria dhe ligji zbatohej vetëm për të dobëtit. Sipas tij, kjo situatë tashmë ka ndryshuar rrënjësisht. Kryeministri deklaroi se pandëshkueshmëria është “një mit i së kaluarës”, ndërsa shtoi se askush nuk është mbi ligjin dhe drejtësia është sot më e pavarur se kurrë më parë, që nga e pavarësisë në vitin 1912. “Sot ju i merrni të gjitha shërbimet, rreth 95% të shërbimeve të shtetit kudo ku jeni falë një kliku në smartphone apo kompjuterin tuaj. Atëherë kur u mblodhëm për herë të parë, Shqipëria njihej botërisht dhe ishte e damkosur nga Bashkimi evropian si atdheu i pandëshkueshmërisë, ku ligji vepronte vetëm ndaj të dobëtëve dhe ku çdo i fortë sundonte ligji, sot pandëshkueshmëria është një mit i së kaluarës në Shqipëri. Askush sot nuk është mbi ligjin dhe drejtësia është e pavarur siç nuk ka qenë qysh ka qenë në krye të herës nga 1912, deri sa ne me vullnet të plotë i dorëzuam shpatën që i takon vetëm asaj për të bërë drejtësia të barabartë për të gjithë dhe pa kursyer askënd.”, tha Rama./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Më afër se kurrë familjes së BE”/ Rama: Shqipëria, në të përpjetën e fundit drejt bashkimit të shumëëndërruar me Europën! Ju duam partnerë! “Përmes rrënjëve lartësohemi”/ Samiti IV i Diasporës shfaqet në sheshin më ikonik në botë, “Times Square”

Lini një Përgjigje