Salianji: Nuk do të lë pa bërë asnjë betejë! Nesër nis procedurat kundër përjashtimit tim…

Salianji: Nuk do të lë pa bërë asnjë betejë! Nesër nis procedurat kundër përjashtimit tim…

Pikat kryesore

  • Ish-deputeti Ervin Salianji, ka folur sërish për situatën brenda Partisë Demokratike, në kushtet kur nuk u lejua të garojë për kreun e partisë përballë Sali Berishës.
  • I ftuar në emisionin Studio24, Salianji deklaroi se do të nisë procedurat për përjashtimin e tij nga Partia Demokratike.
  • Ish-deputeti theksoi se PD nuk mund të trajtohet si pronë personale dhe se ajo përfaqëson sakrificën e demokratëve ndër vite.

Ish-deputeti Ervin Salianji, ka folur sërish për situatën brenda Partisë Demokratike, në kushtet kur nuk u lejua të garojë për kreun e partisë përballë Sali Berishës. I ftuar në emisionin Studio24, Salianji deklaroi se do të nisë procedurat për përjashtimin e tij nga Partia Demokratike. Ish-deputeti theksoi se PD nuk mund të trajtohet si pronë personale dhe se ajo përfaqëson sakrificën e demokratëve ndër vite. Ai hodhi akuza të forta ndaj Berishës, duke pretenduar se kreu aktual i PD-së qëndron në mënyrë të paligjshme në drejtimin e partisë. “E kanë dërguar të tjerë në gjykatë çështjen e statutit. Unë do të nis nesër procedurën për përjashtimin nga partia. Nuk do të lë pa bërë asnjë betejë. PD nuk mund të trajtohet si pronë dhe këtë nuk e pranoj. Është sakrifica, mundi dhe gjaku i shumë demokratëve, i shumë familjeve shqiptare dhe është pasuri e shqiptarëve. Nuk do ta lë lehtë këtë betejë. Sali Berisha sot është uzurpator, nuk është kryetari i PD-së. E mban në mënyrë të paligjshme partinë. Ai është i paligjshëm në krye të partisë që nga shtatori”, deklaroi Salianji.

Lini një Përgjigje