Pikat kryesore
- Ish-deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka evidentuar dhe njëherë Sali Berishën si problemin kryesor të mosfunksionimit dhe të përçarjes së PD-së.
- Në një lidhje direkte në studion e “Sot, Live në Shqipëri”, Sula komentoi dhe takimet e pavarura të Salianjit me qytetarët e Durrësit.
- Dash Sula u shpreh se për të mundur mazhorancën, opozita duhet të jetë një shembull i kundërt duke nisur që nga personat në krye që nuk mund të jenë individë që kanë çështje të hapura me ligjin.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka evidentuar dhe njëherë Sali Berishën si problemin kryesor të mosfunksionimit dhe të përçarjes së PD-së. Në një lidhje direkte në studion e “Sot, Live në Shqipëri”, Sula komentoi dhe takimet e pavarura të Salianjit me qytetarët e Durrësit. Dash Sula u shpreh se për të mundur mazhorancën, opozita duhet të jetë një shembull i kundërt duke nisur që nga personat në krye që nuk mund të jenë individë që kanë çështje të hapura me ligjin. “E kemi thënë disa herë dhe u bë me muaj që problemi i opozitës qëndron dhe kushto qytetar do të thonte përse merreni me opozitën dhe jo me mazhorancën. Unë e kam bindje që edhe sot që PD është në opozitë, në sistemin demokratik funksionojnë dy forcat që duhet të jenë të kundërtat e tyre. Në këtë rast jemi në pole të njëjta. Në kuptim që me problematikat, me problemet e korrupsionit ë ka mazhoranca, duhet të përballë të ketë një model ndryshe, një model që duhet ta ketë opozita dhe nuk e ka. Nuk duhet të ketë opozita persona në ndjekje penale si mazhoranca”, tha Sula. Ish-deputeti tha se nuk i është bashkuar Ervin Salianjit në takimet e tij të pavarura me qytetarët jashtë programit të PD-së, duke thënë se e ka të qartë fundin. Sula u shpreh se do të ishte e udhës dhe e drejtë nëse Salianji do të lufte për vendin e Berishës, por jo për atë të Flamur Nokës.