Rruga 260 mln euro e Ballukut mbetet jashtë funksionit! Vijon bllokimi i aksit Qukës–Qafë…

Rruga 260 mln euro e Ballukut mbetet jashtë funksionit! Vijon bllokimi i aksit Qukës–Qafë…

Pikat kryesore

  • Policia Rrugore e Korçës dhe ajo e Elbasanit kanë orientuar qarkullimin e mjeteve drejt rrugës së vjetër, duke vendosur patrulla në hyrje të Qafë Plloçës dhe Qukësit, për të ndaluar hyrjen në aksin e ri.

Rruga 260 mln euro e Ballukut mbetet jashtë funksionit! Vijon bllokimi i aksit Qukës–Qafë Plloçë, bora dhe inertet paralizojnë qarkullimin Aksi rrugor Qukës-Qafë Plloçë vijon të mbetet i bllokuar për qarkullimin e mjeteve, si pasojë e pranisë së inerteve dhe dherave në rrugë, situatë e rënduar edhe më tej nga reshjet e dëborës. Sipas informacioneve të ditës së djeshme, për shkak të rrezikut të shtuar për përdoruesit e rrugës dhe për të shmangur aksidente të tjera, si rasti i një mjeti të aksidentuar në orët e paradites, është marrë vendimi për mbylljen e përkohshme të këtij segmenti. Policia Rrugore e Korçës dhe ajo e Elbasanit kanë orientuar qarkullimin e mjeteve drejt rrugës së vjetër, duke vendosur patrulla në hyrje të Qafë Plloçës dhe Qukësit, për të ndaluar hyrjen në aksin e ri.

Lini një Përgjigje