Pikat kryesore
- E rëndë/ Përmbytjet shkaktojnë viktimën e parë, gjendet një trup i pajetë në Durrës Një person është gjetur pa shenja jete, i dyshuar i mbytur, në zonën e Plepave, në qytetin e Durrësit.
- Ngjarja është regjistruar në orët e fundit, duke ngritur menjëherë alarmin e autoriteteve.
- Forca të Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.
E rëndë/ Përmbytjet shkaktojnë viktimën e parë, gjendet një trup i pajetë në Durrës Një person është gjetur pa shenja jete, i dyshuar i mbytur, në zonën e Plepave, në qytetin e Durrësit. Ngjarja është regjistruar në orët e fundit, duke ngritur menjëherë alarmin e autoriteteve. Forca të Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja. Deri më tani, identiteti i personit ende nuk është bërë i ditur. Trupi i pajetë është transportuar drejt morgut të qytetit të Durrësit, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, me qëllim përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes. Policia vijon hetimet për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje. loading…