Pikat kryesore
- Ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo, bëri me dije se u diskutua gjerësisht për Paketën e Maleve, duke u ndalur specifikisht te tre bashki.
- Kemi pothuajse gjysmën e bashkive në vend me zonat prioritare të miratuara.
- Numri i interesimeve në territor i është aftuar numrit 500!” , tha ai.
Ministrat u mblodhën sërish këtë të enjte, 26 mars 2026. Ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo, bëri me dije se u diskutua gjerësisht për Paketën e Maleve, duke u ndalur specifikisht te tre bashki. “Duke filluar me bashkinë Pukë, Bulqizë dhe Lezhë. Kemi pothuajse gjysmën e bashkive në vend me zonat prioritare të miratuara. Numri i interesimeve në territor i është aftuar numrit 500!” , tha ai. Këtë nismë, e cilësoi prioritet të qeverisë për zhvillimin e territorit. U pyet edhe për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës teknologjike të institucioneve në vend, më i fundit ndaj Postës Shqiptare. “Nuk ka të dhëna që ka informacione të enkriptuara, që janë të paaksesuseshme për pjesën operacionale të vetë Postës”, u përgjigj Demo. Njoftoi se sot do të mblidhet Bordi i Transparencës, për të dalë me një vendimmarrje sa i takon ndryshimeve në çmimin e naftës. “Po merr informacionet për lëvizjen e çmimeve apo ndryshimi i vetë Bursës”, u shpreh ministri. “Nuk duhet spekuluar” , theksoi Demo për aludimet se po rriten në mënyrë drastike edhe çmimet e ushqimeve. Ndërkohë, Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala , njoftoi se qeveria ka miratuar ngritjen e Komisionit të Çmimeve të Barnave, një hap për më shumë transparencë, përshpejtim të procedurave dhe furnizim të qëndrueshëm të barnave. Vendimi synon përcaktimin e qartë të çmimeve, shmangien e mungesave, sigurinë e tregut farmaceutik dhe garantimin që çdo pacient të ketë barna cilësore në kohën e duhur, duke përfshirë masa të veçanta për vitin 2026.