Pikat kryesore
- SHQIPËRI- Nëntë turistë të huaj janë shpëtuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në dy operacione të ndryshme kërkim-shpëtimi të zhvilluara gjatë ditës së sotme në Himarë dhe Ksamil.
- Rasti i parë u regjistrua në Himarë, ku një turist spanjoll hasi në vështirësi në det, në zonën e Filikurit, pasi kajaku me të cilin po lundronte u fundos.
- Falë reagimit të shpejtë të efektivëve, me përdorimin e një gomoneje dhe një jet ski-je, të gjithë turistët u shpëtuan, ndërsa mjeti lundrues u rimorkua në mënyrë të sigurt drejt plazhit “Puerto Rico” në Ksamil.
SHQIPËRI- Nëntë turistë të huaj janë shpëtuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në dy operacione të ndryshme kërkim-shpëtimi të zhvilluara gjatë ditës së sotme në Himarë dhe Ksamil. Rasti i parë u regjistrua në Himarë, ku një turist spanjoll hasi në vështirësi në det, në zonën e Filikurit, pasi kajaku me të cilin po lundronte u fundos. Pas njoftimit të marrë nga e fejuara e tij, shërbimet e Policisë Kufitare organizuan menjëherë operacionin e kërkim-shpëtimit, duke bërë të mundur lokalizimin, nxjerrjen nga uji dhe transportimin e tij në siguri pranë Pikës së Kontrollit Kufitar Himarë. Ndërkohë, në Ksamil, rreth orës 12:45, Policia Kufitare ndërhyri për të ndihmuar tetë turistë brazilianë, pjesëtarë të së njëjtës familje, pasi mjeti i tyre lundrues, një skaf plastik, rrezikonte të fundosej në zonën pas vendit të njohur si “Tre Ishujt”. Falë reagimit të shpejtë të efektivëve, me përdorimin e një gomoneje dhe një jet ski-je, të gjithë turistët u shpëtuan, ndërsa mjeti lundrues u rimorkua në mënyrë të sigurt drejt plazhit “Puerto Rico” në Ksamil. Të dy operacionet përfunduan me sukses, pa pasoja për jetën apo shëndetin e turistëve, të cilët shprehën mirënjohjen e tyre për profesionalizmin dhe reagimin në kohë të Policisë Kufitare. Policia Kufitare apelon për respektimin e rregullave të lundrimit, përdorimin e pajisjeve të sigurisë dhe shmangien e lundrimit në zona që paraqesin rrezik, me qëllim parandalimin e incidenteve në det./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Sulmet negative ndaj bizneseve/ Minxhozi: Dëm për imazhin e vendit, institucionet të hetojnë kush fshihet pas tyre News Hour me Rovena Nezirin, (13/07/2026) “Protesta e humbi kauzën kur u politizua”, Petraj: Ajo e 4 korrikut ishte “protesta e turpit”, u shfaq antiamerikanizëm!