Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos Një ngjarje e rëndë është

Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos Një ngjarje e rëndë është

Pikat kryesore

  • Sipas njoftimit të Policisë, i moshuari kërkohej nga blutë pasi ishte larguar nga banesa.
  • Pas kontrolleve nga ajri dhe toka, 82 vjeçari u gjet pa shenja jete.
  • Dyshohet se i moshuari rrëshqiti nga një shkëmb e për pasojë humbi jetën.

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Klos këtë të mërkurë. Një i moshuar, 82-vjeç ka humbur jetën. Sipas njoftimit të Policisë, i moshuari kërkohej nga blutë pasi ishte larguar nga banesa. Pas kontrolleve nga ajri dhe toka, 82 vjeçari u gjet pa shenja jete. Dyshohet se i moshuari rrëshqiti nga një shkëmb e për pasojë humbi jetën. “Në vijim të informacionit të dhënë për largimin nga banesa të shtetasit E. M., 82 vjeç, banues në Klos, ju bëjmë me dije se: Pas kërkimeve në terren, të organizuara nga patrulla policie në këmbë dhe me dron nga ajri, u bë e mundur gjetja e tij, fatkeqësisht pa shenja jete. Nga veprimet paraprake dyshohet se 82-vjeçari ka rrëshqitur nga një shkëmb dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje