“Rrënqeth” kandidatja e PS-së në Fier: Më mori im shoq, “Ana, ti je ajo në listë?”

Edi Rama ka sjellë një tronditje në radhët e socialistëve me listën e kandidatëve për zgjedhjet e 11 Majit, duke lënë jashtë shumë emra me kontribute dhe duke futur në lojë figura të panjohura për publikun. Një nga emrat surprizë është Ana Nako, drejtoreshë e gjimnazit të Divjakës, e cila tashmë është e sigurt për një mandat në Kuvend si përfaqësuese e PS-së në Fier.

Ajo vetë nuk e priste aspak këtë zhvillim. Madje, e mësoi nga televizioni se do të ishte kandidate për deputete. “Nuk e prisja as në listën e hapur, jo më në atë të mbyllur,” – tha Nako gjatë një podkasti me Edi Ramën.

Por, habinë më të madhe e përjetoi bashkëshorti i saj, oficer policie, i cili e telefonoi i çuditur: “Ana, për ty bëhet fjalë?” – e pyeti ai. “Po, meqë drejtoresha e Divjakës jam unë, atëherë unë duhet të jem,” – u përgjigj ajo.

Ky episod ka ngritur edhe më shumë pikëpyetje mbi mënyrën se si PS po përzgjedh kandidatët e saj, duke favorizuar emra të panjohur dhe duke lënë jashtë figura me përvojë e kontribute në parti.

Lini një Përgjigje