Pikat kryesore
- Rozana Radi e ftuar në emisionin “Pardon My French”, ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me eksperiencën e saj të re në emisionin “Goca dhe Gra” si moderatore dhe jo vetëm kaq…
- Rozana- Po ndihem shumë mirë, kam vendosur të tërhiqem pak, të mos bëj ato debatet e forta sepse u panë edhe në Big Brother.
- Kam vendosur që të bëj edhe ndonjë batutë sepse na ka zënë halli sepse shqiptarët nuk e dinë se çfarë duan.
Rozana Radi e ftuar në emisionin “Pardon My French”, ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me eksperiencën e saj të re në emisionin “Goca dhe Gra” si moderatore dhe jo vetëm kaq… Pyetje- Si ndihesh me vajzat e panelit? Rozana- Po ndihem shumë mirë, kam vendosur të tërhiqem pak, të mos bëj ato debatet e forta sepse u panë edhe në Big Brother. Kam vendosur që të bëj edhe ndonjë batutë sepse na ka zënë halli sepse shqiptarët nuk e dinë se çfarë duan. Nëse ti këndon një stil muzike thonë: “Na lodhi kjo”, nëse ti provon që të këndosh diçka tjetër thonë: “Po kjo eksperimentoi?!” Kjo do të thotë që të kap halli dhe nuk e di çfarë të bësh. Tani unë kam vendosur që të shfaq një natyrë tjetër timen, që njerëzit më të afërt ma njohin. Pra të bëj ndonjë batutë, pra jam pak më lehtë. A po ndihet mirë me gocat e këtij sezoni? Rozana Radi flet për eksperiencën në “Goca dhe Gra”, Unë kam gjetur një frymë që rrallë e gjen në televizione. Mua më ndodh që edhe me Saimirin dhe Lorinëm, bashkëpunëtorët është një frymë aq e mirë. Nuk është vetëm ajo që na shihni ju në ditën e martë, kimia është me të gjithë stafin. Dhe ajo ndjehet, nuk e kuptoj pse duhet të kesh xhelozi për një bashkëpuntor.