Rozana i ofroi supë, Klajdi i kthehet: ‘Do supë dhe lekë! O shtrigë!

Debatet mes Rozana Radit dhe Klajdi Musabelliut në “Big Brother VIP 4” mbeten ndër më të komentuarat e atij sezoni. Publiku i kujton ende fjalët e ashpra dhe përplasjet mes tyre, ku shpeshherë një situatë e thjeshtë shndërrohej në konflikt të madh.

Së fundmi, dy këngëtarët kanë surprizuar fansat me një video të përbashkët në “Instastory”, ku tregojnë se tashmë i kanë lënë pas sherret dhe janë kthyer tek humori.

Në video, Rozana shfaqet duke thënë:

“Ftova dikë për të konsumuar një supë bashkë, por më tha ‘do më japësh supë dhe do më japësh edhe lekë’.”

Më pas, Klajdi i rikthehet me batutën e famshme nga koha e tyre në shtëpinë më të famshme:

“O shtrigë!” – duke bërë që të dy të shpërthejnë në të qeshura.

Këto skena kanë marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët nuk vonuan të komentojnë se sa komik është fakti që një debat i dikurshëm për një pjatë ushqim është kthyer sot në shaka publike.

Marrëdhënia e tyre sot duket krejt ndryshe – jo më tension, por humor e të qeshura. Fansat i kanë përshëndetur të dy për këtë “pajtim” dhe energji pozitive, duke i rikthyer në qendër të vëmendjes si një nga dyshet më të përfolura të BBV.

Lini një Përgjigje