EMRAT/ “Nami” në Fier: Arrestohen O. P., K. H., O. G. dhe dy vajza nga Uganda në një lokal prost*tucioni

Policia e Fierit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Prive”, duke zbuluar një lokal në fshatin Mbrostar ku ushtrohej prostitucion. Pas një hetimi intensiv që zgjati rreth 7 muaj, u vunë në pranga 5 persona, mes tyre 3 organizatorë shqiptarë dhe 2 shtetase nga Uganda.

Të arrestuarit janë:

Osjon Puka, 29 vjeç, banues në Fier Klodjana Haskasa, 24 vjeçe, banuese në Peqin Orkida Gajo, 32 vjeçe, banuese në Fier Ruth Mutesi, 24 vjeçe, banuese në Uganda Shaluëah Nalutaaya, 22 vjeçe, banuese në Uganda

Sipas Policisë, dy vajzat nga Uganda ishin punësuar zyrtarisht si kërcimtare në lokal, por hetimet zbuluan se ato ishin të përfshira edhe në veprimtari prostitucioni. Ndërkohë, tre shtetasit shqiptarë dyshohet se ishin organizatorët e rrjetit, duke vepruar si rekrutues dhe administratorë.

Gjatë kontrolleve në lokal dhe banesa u sekuestruan shuma parash në valuta të ndryshme, dy armë të ftohta dhe një automjet, që shërbenin për aktivitetin kriminal.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet pritet të zgjerohen edhe ndaj personave të tjerë të implikuar.

Lini një Përgjigje