
Një tjetër emër i “Big Brother VIP” ka siguruar një marrëveshje ekskluzive me Topin për menaxhimin e karrierës artistike. Sipas “Prive”, Gjesti ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, duke ndjekur të njëjtin model si ai i Luiz Ejllit një vit më parë.
Marrëveshja përfshin menaxhimin e projekteve muzikore, organizimin e koncerteve dhe angazhimeve publike, duke i dhënë Gjestit një rrugëtim të ri artistik nën kujdesin e Topit. Ky është një hap i rëndësishëm për të, duke marrë parasysh popullaritetin që ai fitoi gjatë qëndrimit në “BBV”.
Pas suksesit të Luizit, i cili dominoi tregun muzikor pas daljes nga formati, mbetet për t’u parë nëse edhe Gjesti do të arrijë të ndjekë të njëjtën rrugë të suksesshme apo do të krijojë një stil të tijin në industrinë e muzikës dhe argëtimit.