Pikat kryesore
- Kalvari i emigrantëve është rikthyer përsëri në pikat kufitare.
- Sipas të dhënave nga pika kufitare, pala shqiptare po punon me 5 sportele në dalje pra me kapacitet të plotë, ndërsa pala greke me 6 sportele në hyrje të saj.
- Fluksi ka minuta që është krijuar pasi më herët situata në doganë ka qenë e qetë, ndërsa janë marrë të gjitha masat e nevojshme që qytetarët të mos presin gjatë për të kaluar kufirin.
Kalvari i emigrantëve është rikthyer përsëri në pikat kufitare. Qindra mjete kanë krijuar fluks të shtuar ndërsa radha ka arritur në më tepër se 1 km në Kapshticë të Korçës pasditen e sotme (13 prill), teksa ktheheshin drejt vendeve të punës në Greqi pas festimit të Pashkëve ortodokse në Shqipëri. Sipas të dhënave nga pika kufitare, pala shqiptare po punon me 5 sportele në dalje pra me kapacitet të plotë, ndërsa pala greke me 6 sportele në hyrje të saj. Fluksi ka minuta që është krijuar pasi më herët situata në doganë ka qenë e qetë, ndërsa janë marrë të gjitha masat e nevojshme që qytetarët të mos presin gjatë për të kaluar kufirin.