Pikat kryesore
- Një prej tyre është Ruzhdi Rabia, i cili prej më shumë se 15 vitesh kultivon vetëm rigon në tokat e tij.
- Ndryshe nga kulturat e tjera bujqësore, rigoni kërkon një periudhë rreth trevjeçare përpara se të jetë gati për treg.
- Për fermerin, mbështetja më e nevojshme lidhet me përmirësimin e infrastrukturës vaditëse, veçanërisht sistemimin e kanaleve, ndërsa pjesën tjetër të procesit të kultivimit e përballon me punën e familjes së tij.
Dumreja në qarkun e Elbasanit po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një zonë të preferuar për kultivimin e bimëve aromatike mjekësore dhe erëzave, të cilat kanë gjetur një treg të qëndrueshëm si në kuzhinë ashtu edhe në industrinë përpunuese. Në fshatin Dushk të Bashkisë së Belshit, fermerët po i kushtojnë gjithnjë e më shumë sipërfaqe këtyre kulturave, duke zëvendësuar gradualisht mbjelljet tradicionale me bimë që, pavarësisht kërkesave më të larta për kujdes, ofrojnë më shumë siguri ekonomike. Një prej tyre është Ruzhdi Rabia, i cili prej më shumë se 15 vitesh kultivon vetëm rigon në tokat e tij. Ndryshe nga kulturat e tjera bujqësore, rigoni kërkon një periudhë rreth trevjeçare përpara se të jetë gati për treg. Për fermerin, mbështetja më e nevojshme lidhet me përmirësimin e infrastrukturës vaditëse, veçanërisht sistemimin e kanaleve, ndërsa pjesën tjetër të procesit të kultivimit e përballon me punën e familjes së tij. Terreni dhe kushtet klimatike të Dumresë krijojnë mundësi të favorshme për kultivimin e një game të gjerë bimësh aromatike. Përveç rigonit, vitet e fundit fermerët po tregojnë interes në rritje edhe për kultura si lule ciani, trumza apo shafrani, duke i dhënë një tjetër drejtim bujqësisë së kësaj zone. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Mbrojtja “bashkon” çiftin Meta/Gjyqi ndaj ish-presidentit, Meta merr dosjen e plotë “Perëndimi, i bindur të mbrojë Shqipërinë”, Çupi: Kemi kundër edhe shqiptarë jashtë territorit gjeografik! “Antishqiptarët e “VLEN” në protestën e Tiranës”/ Selimi: Koordinim i Shkupit dhe Albin Kurtit, kundër interesave shqiptare