Flashscore ngatërron Bekim Balajn me Rezart Bunjajn para sfidës Vllaznia-Malisheva

Flashscore ngatërron Bekim Balajn me Rezart Bunjajn para sfidës Vllaznia-Malisheva

Pikat kryesore

  • Vllaznia do të përballet sot me Malishevën në takimin e parë të raundit të parë kualifikues të Conference League.
  • Ndeshja luhet në stadiumin “Loro Boriçi” dhe starton në orën 20:00.
  • Mes emrave që trajneri Edi Martini ka grumbulluar për këtë përballje bie në sy edhe portieri 20-vjeçar Rezart Bunjaj, i cili do të jetë në stol.

Vllaznia do të përballet sot me Malishevën në takimin e parë të raundit të parë kualifikues të Conference League. Ndeshja luhet në stadiumin “Loro Boriçi” dhe starton në orën 20:00. Mes emrave që trajneri Edi Martini ka grumbulluar për këtë përballje bie në sy edhe portieri 20-vjeçar Rezart Bunjaj, i cili do të jetë në stol. Megjithatë, një detaj i fundit i publikuar nga mediumi “Flashscore” ka shkaktuar konfuzion te tifozët. Në profilin e Rezart Bunjajt është vendosur fotografia e sulmuesit Bekim Balaj. Si pasojë, Balaj shfaqet si një 20-vjeçar dhe me pozicionin e portierit, pikërisht në prag të ndeshjes ndaj Malishevës.

Lini një Përgjigje