Rezidenca e ambasadorit shqiptar në Kiev u godit nga sulmet ruse, Ministrja e Jashtme:…

Rezidenca e ambasadorit shqiptar në Kiev u godit nga sulmet ruse, Ministrja e Jashtme:…

Pikat kryesore

  • Përmes një reagimi zëdhënësi i MEPJ, Alteo Hysi ka bërë me dije se gjatë takimit u theksua se sulmet kishin cenuar rëndë sigurinë dhe jetën e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë.
  • Hysi deklaroi se Ambasadorit rus i është dorëzuar një notë verbale dhe i është kërkuar që të përcjellë thirrjen e palës shqiptare për të respektuar normat ndërkombëtare pranë autoriteteve të vendit të tij.
  • Sipas tij, ky incident është i papranueshëm dhe krejtësisht në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike dhe detyrimet e tjera ndërkombëtare.

Ministria e Jashtme ka thirrur ditën e sotme Ambasadorin e Federatës Ruse në Tiranë, Alexey Zaitsev, për t’i përcjellë protestën e ashpër pas sulmeve masive përgjatë natës me dronë dhe raketa, gjatë së cilave u godit kompleksi rezidencial ku banon Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Ukrainë. Përmes një reagimi zëdhënësi i MEPJ, Alteo Hysi ka bërë me dije se gjatë takimit u theksua se sulmet kishin cenuar rëndë sigurinë dhe jetën e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë. Hysi deklaroi se Ambasadorit rus i është dorëzuar një notë verbale dhe i është kërkuar që të përcjellë thirrjen e palës shqiptare për të respektuar normat ndërkombëtare pranë autoriteteve të vendit të tij. Sipas tij, ky incident është i papranueshëm dhe krejtësisht në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike dhe detyrimet e tjera ndërkombëtare. Reagim i zëdhënësit të MEPJ, Alteo Hysi Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thirri ditën e sotme (24 maj) Ambasadorin e Federatës Ruse në Tiranë, Alexey Zaitsev, për t’i përcjellë protestën e ashpër pas sulmeve masive përgjatë natës me dronë dhe raketa, gjatë së cilave u godit kompleksi rezidencial ku banon Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Ukrainë. Gjatë takimit u theksua se sulmet kishin cenuar rëndë sigurinë dhe jetën e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë. Ky incident është i papranueshëm dhe krejtësisht në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike dhe detyrimet e tjera ndërkombëtare që garantojnë paprekshmërinë në çdo rrethanë të sigurisë dhe dinjitetit të stafit diplomatik të akredituar. Ambasadorit rus iu dorëzua notë verbale dhe iu kërkua që të përcjellë thirrjen e palës shqiptare për të respektuar normat ndërkombëtare pranë autoriteteve të vendit të tij.

Lini një Përgjigje