Rexhaj i VV-së: Të dielën e nominojmë Albin Kurtin për kryeministër

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, ka bërë me dije se kjo parti të dielën në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm do të nominojë kandidatin për kryeministër.

Ai ka treguar se ky kandidat do të jetë kryetari i VV-së, Albin Kurti..

Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, ai ka bërë me dije emri i Kurtit do të shkojë të presidentja pas aktgjykimit të Kushtetueses.

“Sigurisht që do ta mbajmë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, sepse ai është Këshilli i LVV-së i subjektit tonë politik.

Ne konsiderojmë që tashmë jemi në fazën e fundit të konstituimit të Kuvendit dhe natyrisht do ta emërojmë mandatarin tonë, pra Albin Kurtin.

Ku pas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese, pasi ta lexojmë atë ne do ta dërgojmë emrin e Kurtit te presidentja për të filluar fazat e Kuvendit të Kosovës, ku na nevojitën 61 vota për ta votuar qeverinë e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar ai.

*Shëndeti gjinekologjik është një pjesë thelbësore e mirëqenies së çdo gruaje, në çdo fazë të jetës.

Lini një Përgjigje