Pikat kryesore
E përditshmja Kurir hap edicionin me titullin: “Humbja më e rëndë në histori”, duke e konsideruar rezultatin 1–0 në favor të kuqezinjve si një dështim të madh për trajnerin Dragan Stojković. Takimi u luajt në Leskovc, ku Shqipëria arriti një fitore historike falë golit të Rej Manajt në sekondat e fundit të pjesës së parë. Pas këtij rezultati, kombëtarja serbe shihet si thuajse e eliminuar nga gara për një vend në Kampionatin Botëror. Gazeta “Kurir” kritikon ashpër paraqitjen e skuadrës, duke e cilësuar si të pafrymë dhe pa ide. Madje, sugjerohet edhe ndërrimi i trajnerit si mënyrë për të rifituar drejtimin. Pas pesë ndeshjeve, Serbia renditet në vendin e tretë të Grupit K me 7 pikë. Shqipëria është ngjitur në vend të dytë me 11 pikë në 6 takime, ndërsa kryesimin e mban Anglia me 15 pikë në po aq ndeshje sa Serbia. Në sfidat e mbetura, Serbia do të luajë në transfertë kundër Andorrës dhe Anglisë, si dhe do të presë Letoninë. Të martën e ardhshme, serbët përballen me Andorrën jashtë fushe. Nga ana tjetër, Shqipëria do të udhëtojë po ashtu në Andorrë dhe do të presë Anglinë në Tiranë. “Humbja më e rëndë në histori” – Mediat serbe shpërthejnë pas disfatës nga Shqipëria Sylvinho: Jemi shumë të lumtur, kam pirë pesë shishe ujë me gaz gjatë ndeshjes Demolim total, Shqipëria e lë Serbinë edhe pa trajner Heroi Manaj: Kemi lënë shpirtin në fushë, sot janë krenarë Shqipëria dhe Kosova “Heu moj Drenicë ta puthsha ballin”, Rey Manaj publikon pamje nga festa e madhe e kuqezinjve në zhveshtore Fitorja e Shqipërisë në Leskovc e çon në këmbë Prishtinën