Pikat kryesore
- Ervin Salianji këmbëngul se pjesëmarrja e demokratëve në referendumin për konfirmimin e Sali Berishës në krye te Partisë Demokratike është disa herë më e ulët se numri që pretendon selia blu.
- Postimi i plotë i Ervin Salianjit: Braktisje totale e farsës për të uzurpuar PDSh!
Ervin Salianji këmbëngul se pjesëmarrja e demokratëve në referendumin për konfirmimin e Sali Berishës në krye te Partisë Demokratike është disa herë më e ulët se numri që pretendon selia blu. Sipas ish-deputetit, deri në orën 18:00, në referendum kanë marrë pjesë në të gjithë Shqipërinë vetëm 3885 anëtarë, ndërsa nga ana tjetër, deputetja Albana Vokshi deklaroi publikisht se deri në orën 18:00 kanë marrë pjesë mbi 28 mijë demokratë. Postimi i plotë i Ervin Salianjit: Braktisje totale e farsës për të uzurpuar PDSh! Demokratët përbuzën dhe poshtëruan provokimin për gjasme zgjedhje; pjesëmarrja ne degët qëndër qarku deri në përfundim në orën 18:00; Votues që morën pjesë: 3,885 Tani teatri me shtyrje orari ishte i tepért, votojnë miliona shqiptarë dhe nuk shtyhet si mund të shtyhet tek degët e medha qe ne total kanë as 20.000 votues sipas uzurpatorit por nderkohë nuk kanë votuar as 4000 gjithsej!