Pikat kryesore
- Një vërshëllimë e tillë iu rezervua në tempullin madrilen Zhoze Murinjos, në atë kohë trajner i Realit, pasi la në stol legjendën Iker Kasijas.
- Lamtumira e teknikut portugez me tifozët madrilenë nuk ishte nga më të mirat kur ai u largua në 2013, e kur u duk se epoka e tij në klubet e mëdha mori fund, por jetës asnjëherë nuk I dihet.
- E përditshmja “Marka” shkruan se Murinjo do të jetë me 99.9 për qind të shanseve trajneri I ri I Realit.
“Santiago Bernabeu” nuk pyet edhe kur je i veçantë. Një vërshëllimë e tillë iu rezervua në tempullin madrilen Zhoze Murinjos, në atë kohë trajner i Realit, pasi la në stol legjendën Iker Kasijas. Lamtumira e teknikut portugez me tifozët madrilenë nuk ishte nga më të mirat kur ai u largua në 2013, e kur u duk se epoka e tij në klubet e mëdha mori fund, por jetës asnjëherë nuk I dihet. E përditshmja “Marka” shkruan se Murinjo do të jetë me 99.9 për qind të shanseve trajneri I ri I Realit. Kështu ka vendosur presidenti Florentino Perez pas një sezoni tepër të vështirë me Shabi Alonson dhe Arbeloan në stol, me skuadrën që nuk fitoi asnjë trofe dhe që u eliminua që në çerekfinale të Championsit. Vetë tekniku 63-vjeçar e kaloi sezonin gjithashtu pa sukses me Benfikën në Portugali, dhe që kur u largua nga Reali fitoi një titull me Çelsin, një Ligë të Europës me Mançester Junajtidin dhe një Ligë të Konferencës me Romën. Gjithsesi, ishte larg skenave të mëdha e shpreson që ky të jetë shansi për t’u rikthyer. A do t’ia dalë të triumfojë Murinjo në Madrid? Në epokën e parë, nga 2010 deri në 2013, fitoi vetëm një titull kampion, edhe pse me rekordin e pikëve, 100, dhe të golave, 121, rekord që mbetet në fuqi edhe sot. Gjithsesi, nuk e fitoi dot Championsin, ndonëse arriti tri herë në gjysmëfinale, si dhe fitoi Kupën e Spanjës. A ishte kjo një lëvizje e dëshpëruar e presidentit Perez, apo e menduar mirë? Vetëm koha do ta tregojë, por mosha, karakteri, problemet e së kaluarës dhe dobësia relative e këtij Reali mund të jenë pengesa tepër të vështira për t’u kapërcyer. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Shqipëria Sot me Jeta Kasemi, (16/05/2026) VIDEO/ Mot i keq! Erë e fortë dhe reshje intensive, vështirësi në lëvizjen e mjeteve në autostradën Fier-Vlorë Rivarrimi i Dëshmorit të Atdheut, Novruz Cenalia/ Hita: Misioni yt u bë i përjetshëm