Real Madridi: Real Madridi “rrëzon” Villarrealin, merr përkohësisht primatin

Real Madridi: Real Madridi “rrëzon” Villarrealin, merr përkohësisht primatin

Pikat kryesore

string(59) "real-madridi-rrezon-villarrealin-merr-perkohesisht-primatin" Real Madridi “rrëzon” Villarrealin, merr përkohësisht primatin Real Madridi është rikthyer te fitoret në La Liga. “Los Blancos” triumfuan 3:1 në shtëpi ndaj Villarrealit, në kuadër të javës së tetë në elitën e futbollit spanjoll. Pjesa e parë ishte e heshtur sa i përket golave, por me plot katër kartonë të verdhë që u dhanë, nga dy për secilën skuadër. Me të nisur pjesa e dytë, Real Madridi kaloi në epërsi nëpërmjet Vinicius Juniorn që realizoi në minutën e 47-të. Braziliani dyfishoi epërsinë e vendasve në minutën e 69-të, duke u treguar i saktë nga penalltia. Vetëm katër minuta më vonë, Mikautadze arriti të ngushtojë rezultatin me një gol të bukur. Por, në minutën e 77-të, Mourino mori kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë Villarrealin me një lojtar më pak dhe pa shpresa më për ndonjë rikthim. Në minutën e 81-të, Kylian Mbappe arriti të vendosë veten në listën e golashënuesve, për epilogun final. Me këtë triumf, Real Madridi merr përkohësisht primatin në renditje me 21 pikë, dy më shumë se Barcelona që luan nesër. Në anën tjetër, Villarreali mbetet në vendin e tretë me 16 pikë gjithsej. Real Madridi “rrëzon” Villarrealin, merr përkohësisht primatin Shënon edhe Mbappe, Reali sigurt drejt fitores “Dush i ftohtë” për Realin, Villarreal rikthehet në lojë Vinicius i saktë nga penalltia, Real Madridi e dyfishon epërsinë ndaj Villarrealit Rama pritet nga Perez në “Bernabeu”, diskutohet sjellja e shkollës së futbollit të Real Madridit në Shqipëri Shënon Vinicius, Real Madridi në epërsi ndaj Villarrealit

Lini një Përgjigje