Real Madridi mëson kundërshtarët në Ligën e Kampionëve

Shorti i sotëm në Monaco ka përcaktuar rivalët e Real Madridit në fazën e ligës të Ligës së Kampionëve 2025/26. “Los Blancos”, të cilët janë rekordmenë të trofeut më prestigjioz në futbollin evropian, pritet të kenë një rrugëtim sfidues, por edhe të mbushur me spektakël. Kundërshtarët e Real Madridit: Manchester City Liverpool Juventus Benfica Marseille Olympiacos Monaco Kairat Almaty Ky short vendos përballë madrilenëve disa nga klubet më të forta të kontinentit. Përballjet me Manchester City dhe Liverpool priten të jenë kulmi i spektaklit në këtë fazë, ndërsa sfida me Juventusin dhe Benficën sjell një tjetër dimension historik dhe rivaliteti evropian.

Lini një Përgjigje