Pas reagimit të familjarëve të Brikena lidhur me incidentin e shumëdiskutuar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, ka ardhur edhe një mesazh mbështetjeje nga familja e Mateo.
Në një moment kur rrugëtimi i tij është vënë në qendër të kritikave dhe debateve në rrjetet sociale, motra e Mateos ka zgjedhur t’i dalë në krah publikisht. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka ndarë një video të shkurtër ku shfaqet pranë tij, një moment i regjistruar para hyrjes së tij në reality show.
Në mbishkrimin e videos, ajo ka shprehur mbështetjen e saj me një dedikim emocional:
“Të mbështes ashtu siç më ke mbështetur gjithmonë në kohë të vështira. Më mungon çdo ditë e më shumë.”
Ky reagim vjen në një kohë delikate për Mateo, i cili është përfshirë në debate të forta pas incidentit me Brikena. Kujtojmë se një ditë më parë edhe familjarët e Brikenës reaguan publikisht, duke tentuar të qetësojnë situatën dhe duke theksuar se veprimi nuk ishte i dhunshëm, ndërsa kërkuan shmangien e interpretimeve të nxituara.
Ngjarja vazhdon të mbetet në fokus të publikut dhe ndjekësve të Big Brother VIP Albania 5, ndërsa pritet ende një qëndrim më i detajuar nga produksioni për të sqaruar plotësisht rrethanat.